Zjarr në fshatin Boshanj, digjet…
- Nov 27, 2023
- 1 min read
Në fshatin Boshanj të Ersekës ka rënë zjarr në një godinë në pronësi të një çifti të moshuarish. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në godinën që përdorej për gatim dhe mbajtjen e zaireve.
Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë i mundur izolimi i flakëve të cilat depërtuan deri jashtë, duke djegur banesën e çiftit të moshuar. Fatmirësisht nuk pati probleme në njerëz.
















