top of page

ZJARRI në fshatin Niçë vihet nën kontroll

  • Apr 6, 2024
  • 1 min read

Updated: Apr 7, 2024

Prefekti Nertil Jole:

"Pas riaktivizimit gjatë ditës së sotme të vatrës së zjarrit në sipërfaqe me pyje e kullota në fshatin Niçë të Njësisë Administrative Dardhas, Bashkia Pogradec, është vënë në kontroll përhapja e zjarrit drejt një territori zonë e mbrojtur, falë punës së 35 forcave, atyre të ushtrisë, MZSH Pogradec, shërbimit pyjor, zonave të mbrojtura dhe punonjësve të njësisë administrative Dardhas.

Falenderoj gjithë forcat që u angazhuan gjatë gjithë ditës dhe orëve të natës për shuarjen e flakëve në një territor të largët e të vështirë, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga zjarri të sipërfaqeve të mëdha pyjore."




 
 
bottom of page