top of page

Zv/trajneri i korçarëve Gentjan Liço analizon atë çka ka ndodhur kundër Dinamos

  • Sep 17, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/G.Lico_.jpg

Tek korçarët ajo humbje ka lënë një shije keqardhjeje, për faktin që u mbyll në atë mënyrë. Korçarët meritonin edhe më shumë, kjo jo vetëm me një pikë, por mundësitë kanë qenë edhe për fitore .

Është zv/trajneri i korçarëve Gentjan Liço që fillimisht deklaron: “Është pozitiv fakti se ky ekip të përgjigjet në lojë dhe këtë e pamë në pjesën e dytë, gjithashtu edhe në të parën. Futbollistët realisht ishin të prirur për të marrë fitore dhe ndoshta ishin pak të tensionuar. Kjo është çështje përvoje dhe ne e kuptojmë.

Më tej Liço ka vazhduar: “Të gjithë futbollistët janë pjesë e ekipit. Vërtet mund të vish nga stoli, por kjo nuk do të thotë që në atë moment që ti hyn në lojë, të mos kesh qetësi me veten.

Edhe në stol do të qëndrojnë futbollistët, por kur hyjnë në lojë, nuk duhet të gabojnë siç na ka ndodhur në dy ndeshjet e fundit nga disa futbollistë.”

Në përfundim Liço thekson: “Më shumë se një humbje nga gabimet individuale, nuk mund të thuash më shumë sepse përsëri ky ekip reagon, por edhe gabojnë individë të veçantë që na ndëshkojnë më pas.”

Pra, me sa duket me një qetësi tashmë stafi i korçarëve do të vendose një balancë arsyetimi dhe analize.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page