Zverdhet Skënderbeu 3.5 kartonë për ndeshje…
- Sep 5, 2023
- 1 min read
Pa diskutim që kartonët do të jenë problem për Skënderbeun në javët në vazhdim, pasi në këto momente janë luajtur vetëm dy javët e para.
Plot 7 kartonë numëron Skënderbeu në 180 minuta të luajtura deri tani. E thënë ndryshe, mesatarisht 3.5 kartonë për ndeshje. Një mesatare vërtet e lartë, duke qenë se janë luajtur vetëm dy javët e para.
Lojtari që është ndëshkuar më shumë te Skënderbeu deri tani është Randi Dumfor, teksa në të dy ndeshjet ka marrë dy kartonë, pra nga një për secilën ndeshje.
Janë 5 futbollistë të tjerë të cilët janë ndëshkuar me nga një karton dhe kjo mesatare është vërtet e lartë.
Në javët në vazhdim futbollistët duhet të ruhen nga kartonët, pasi dihet që rregulli është që me 4 kartonë të verdhë nuk luan një ndeshje.
Më poshtë ju sjellim edhe dy ndeshjet e para të superligës dhe emrat e futbollistëve që janë ndëshkuar deri tani.
Kartonët e verdhë në 180 minutat e para:
Randi Dumfor 2 kartonë
Ermir Rashica 1 karton
Kosta Vangjeli 1 karton
Marko Ramos 1 karton
Marko Alia 1 karton
Gresild Lika 1 karton
















