Ç'është Dita e Verës sipas Faik Konicës. Mësojeni…
- Mar 14, 2024
- 1 min read
Dita e Verës është dita kur stërgjyshërit tanë, kur s'kishte lindur edhe krishtërimi kremtonin bashkë me romakët dhe grekët e vjetër, perënditë e luleve. Kur ikën dimri, shfaqet buzëqeshur vera, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumtësi të ëmbël.
Të mos i humbasim këto festa të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të gjatë.
Faik Konica, 1911
















