Çfarë ka dashur të thotë Gvozdenoviç me fjalinë: Tani nuk do të toleroj më!
- Mar 31, 2024
- 1 min read
Pas humbjes me Dinamon trajneri Gvozdenoviç duke i bërë analizë asaj humbjeje, nuk ka ngurruar të deklarojë se ishte një ndeshje e dobët, madje ka analizuar edhe situata loje.
Një fjali ka bërë përshtypje kur ka deklaruar: "Pas 7 ndeshjesh mund të ketë një ndeshje keq, ama nuk duhet të ulet agresivitei dhe dëshira. Nuk do të toleroj më."
Pikërisht kjo fjali e fundit, mos është vallë mesazh për disa futbollistë që edhe mund të humbasin vendin e titullarit?!
Edhe kjo është një alternativë ashtu siç mund të jetë edhe një apel se ekipi duhet të ulet me këmbë në tokë, duke menduar se të fitosh, duhet të lodhesh në fushën e lojës.
Gjithsesi, kjo fjali e trajnerit do të shihet se si do të materializohet në ndeshjen e radhës.
















