“Çmendet” Rei Pecani, shikoni çfarë bëri para Dinamos…!
- Sep 1, 2023
- 1 min read
Është padyshim një talent dhe sigurisht që te Skënderbeu po vjen në rritje nga dita në ditë, falë punës së tij të madhe.
Te bardhekuqtë e shohin si futbollist të së ardhmes, ndërkohë që Rei Pecani ndaj Egnatias e nisi si titullar dhe kështu pritet të ndodhë edhe sot.
Por dje në seancën e fundit stërvitore, Pecani ka kryer një kërcim spektakolar, duke treguar se është në superformë dhe edhe për takimin e sotëm ndaj Dinamos është sërish gati për të qenë në fushë që nga starti, por kjo do jetë zgjedhja që do të bëjë trajneri Ivan Gvozdenoviç.
Një foto që tregon qartë se çfarë kërcimi ka bërë lojtari 21-vjeçar dhe kjo tregon qartë se gjatë gjithë këtyre ditëve skuadra ka punuar fort për të qenë në formë të shkëlqyer në ndeshjen e sotme.
Sukese Pecanit! Suksese të gjithë djemve bardhekuq…!
















