18 Marsi- Dita Botërore e Riciklimit, tek Qyteza e Fëmijëve
- Korca Boom
- Mar 18
- 1 min read
18 Marsi- Dita Botërore e Riciklimit, tek Qyteza e Fëmijëve.
Qyteza e Fëmijëve në bashkëpunim me KRWM organizuan sfilatën “Miss & Mister Riciklimi”, ku morën pjesë 24 fëmijë, të cilët prezantuan veshjet e tyre mjaft interesante.
Ky aktivitet ishte një mundësi fantastike për të nxitur imagjinatën dhe për të zhvilluar aftësitë artistike të fëmijëve, të cilët krijuan veshje të veçanta dhe të bukura, që pasqyronin jo vetëm kreativitetin e tyre, por edhe ndihmonin në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e riciklimit.
“KORÇA BOOM”























