top of page

‘-6 ditë nga superiorja/ Skënderbeu përgatitet për Elbasanin!

  • Aug 13, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/455254355_896889412479402_7639756030932795442_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/d5ccd0b7-e4f7-4585-8ab3-52b92b42c77e.jpg

Edhe 6 ditë duhen deri ditën e hënë më 19 gusht, ditë kur do të startojë edhe superliga e re e këtij sezoni të ri 2024-2025.

Skënderbeu ditën e djeshme që ishte edhe dita e parë e javës ka zhvilluar seancën e parë në orën 18:30 dhe në të njëjtën orë do të zhvillojë edhe sot të radhës dhe kështu do të veprohet dei të dielën, një ditë përpara Elbasanit.

Sigurisht që stërvitjet në orën 18:30, janë pranë orës 20:00 që është parashikuar të luhet edhe ndeshja Skënderbeu-Elbasani dhe gradualisht edhe futbollistët po përshtaten me orarin, pasi klima dihet që është ndër më të përshtatshmet për t’u luajtur futboll në qytetin juglindor.

Dje, në ditën e parë të stërvitjeve nuk ka pasur asnjë mungesë dhe grupi ka qenë i plotë, ndërkohë që tashmë siç është bërë e ditur nuk ka më dy stërvitje në ditë, pasi ngarkesat sa vijnë e ulen, pasi bardhekuqtë duhet të jënë gati për ndeshjen e parë ndaj elbasanllinjve.

Me pak fjalë edhe plot 6 ditë kanë mbetur deri në start dhe nuk është e largët dita që do të startojë kjo superligë, ndërkohë që në kampin bardhekuq duken optimistë dhe të bindur që edhe këtë sezon do t’i bëjnë një start dinjitoz, me një fitore, që është edhe objektivi i Skënderbeut për ndeshjen e parë.

bottom of page