Aksident në Pogradec/ 38 vjeçari humb kontrollin e mjetit, përfundon në spital!
- Aug 30, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/ambulance-3.jpg
Pogradec/Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:10, në fshatin Nizhavec, Pogradec, shtetasi E. P., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi E. P. është dërguar në spital, për mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.















