Aksindenti me 3 të plagosur në aksin rrugor “Korçë-Maliq”
- Aug 28, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/ambulance-2.jpg
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:35, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Çiflig, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin R. A. është përplasur me automjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. K.
Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjere të automjetit tip “Hyundai”, të cilat janë dërguar në spital për mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.















