Alarm në spitalin e Athinës, Janullatos në gjendje shumë të rëndë!
- Korca Boom
- Jan 25
- 1 min read
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, ndodhet në një gjendje kritike shëndetësore dhe është i intubuar në repartin e terapisë intensive (ICU) të spitalit “Evangelismos” në Athinë.
Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm pas mbrëmjes së së enjtes, kur u shfaq një përkeqësim i menjëhershëm dhe i shpejtë i shëndetit të tij, duke aktivizuar një “alarm të kuq” në spital.
Lajmet më të fundit që i referohen situatës brenda spitalit “Evangelismos” bëjnë me dije se Kryepeshkopi po përballet me probleme serioze me funksionet e ndryshme të organeve jetësore, ndërsa mjekët dhe infermierët në ICU janë angazhuar në përpjekje të jashtëzakonshme për të mbajtur në jetë liderin shpirtëror të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Duket se kjo do të jetë një natë shumë e vështirë për kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas dhe shpresat për përmirësim janë shumë të vogla referuar mungesës së reagimit të organeve jetësore.
The Archbishop of Albania, Anastasios Janullatos, is in critical health condition and is intubated in the intensive care unit (ICU) of the “Evangelismos” hospital in Athens.
His condition worsened significantly after Thursday evening, when a rapid and immediate deterioration in his health occurred, triggering a “red alert” at the hospital.
The latest reports from within the “Evangelismos” hospital indicate that the Archbishop is facing serious issues with the functions of various vital organs, while doctors and nurses in the ICU are engaged in extraordinary efforts to keep the spiritual leader of the Albanian Orthodox Church alive.
It seems that tonight will be a very difficult one for Archbishop Anastas of Albania, and hopes for improvement are very slim, given the lack of response from the vital organs.
“KORÇA BOOM”


















