Besimtarët myslimanë të qytetit të Korçës, faljen e namazit të Fitër Bajramit, do ta bëjnë në oborrin e xhamisë "Iljas Bej Mirahori"
- Korca Boom
- Mar 28
- 1 min read
L A J M Ë R I M
Lajmërohen të gjithë besimtarët myslimanë të qytetit të Korçës, se falja e namazit të Fitër Bajramit, për të dyja xhamitë e qytetit, do të bëhet bashkarisht në oborrin e xhamisë "Iljas Bej Mirahori", ditën e dielë, dt. 30.03.2025.
Programi i ditës së Bajramit fillon në orën 07.00 me ligjërata, ndërsa namazi i Bajramit do të falet në orën 07.30.
Për shkak të motit pak të ftohtë, këshillojmë besimtarët dhe besimtaret të marin një sexhade me vete për tu ulur dhe falur.
Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër Bajramin!
Myftinia e Zonës Korçë
“KORÇA BOOM”



















