Devolli-Butrinti, fitorja detyrim për devollinjtë
- Sep 29, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/devolli-foni.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/trifon-meraku-e1727556371779.jpg
Devollinjtë do të presin në fushën e tyre për javën e dytë ekipin e Butrintit, një ekip që vjen pas një fitoreje dhe Devolli pas një barazimi.
Trajnerin Trifon Meraku është shprehur: “Është një ndeshje prezantuese para sportdashësve tanë që do të jenë të shumtë në këtë takim. Ne duhet të konfirmojmë gjendjen e mirë të ekipit dhe fitorja është detyrim. Unë besoj shumë se me investimet që janë bërë do të kemi forcën të dalim me tre pikë edhe pse është kundërshtar i fortë.”
Devollinjtë kanë disa futbollistë më shumë në këtë ndeshje, pasi në ndeshjen e parë kishin dy mungesa, kjo për shkak të vonesës në federim për shkak të dokumentacionit.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















