top of page

Devolli kërkon ta nisë me këmbë të mbarë sot kundër…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 26
  • 2 min read

Ka ardhur edhe dita që devollinjtë të zbresin në fushën e lojës. Sot starton kategoria e dytë dhe Devolli e fillon në fushën e vet, ku do të presë ekipin e Turbinës. Një ndeshje që në Bilisht ka shfaqur një interesim të madh dhe tifozët kanë premtuar se do të jenë në mbështetje të ekipit të tyre.

Një ekip që me shumë përforcime starton në këtë ndeshje me objektivin e qartë për të fituar dhe për t’u bërë presion dy ekipeve që janë mbi ta në tabelë, atje ku gara do të jetë me të vërtetë e bukur.

Devollinjtë kanë si objektiv kalimin në kategorinë e parë, por janë në një konkurrencë të fortë me Luftëtarin. Ata mendojnë t’i marrin ndeshjet një nga një dhe duhet ta bëjnë detyrën sa më mirë në këtë fillim kampionati.

Me interes është për t’u parë edhe ndërtimi i formacionit, kjo pasi me gjashtë afrimet e reja, natyrisht që do të ketë një ekip miks, me atë që pamë në gjysmën e garës. Klubi i devollinjve u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në këtë përballje, pasi edhe pse duket si një ndeshje e lehtë me një kundërshtar që është poshtë tyre në tabelë, do të jetë një takim me vështirësitë e veta.

The Devolli team’ s objective is to move up to the first division, but they are in a tough competition with Luftëtari. They plan to take each match one at a time and must do their best in this season opener.

Of interest will also be the formation setup, as with six new signings, it is expected to be a mixed team, with some of what we saw in the second half of the competition. The Devolli club has called on the fans to be numerous for this clash, as although it may seem like an easy match against an opponent below them in the standings, it will be a match with its own difficulties.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page