Devolli ndahet në barazimin 2-2 në Cërrik/ Ja rezultatet e javës së parë!
- Sep 22, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Screenshot_20240922_180131_Facebook-scaled.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/460846029_1006554241268589_3405061499504333308_n.jpg
Kanë përfunduar pak momente më parë 5 ndeshjet e javës së parë të kategorisë së dytë për Grupin B, teksa sot luante edhe Devolli, skuadër që nuk shkoi më shumë se barazimi në Cërrik.
2-2 kanë barazuar devollinjtë në transfertë, në një ndeshje që në fakt duhet ta kishin fituar, pasi qysh në start humbën edhe një 11-metërsh.
Më pas do të ishin vendasit që do të shënonin të parët golin e avantazhit, ndërkohë që Devolli gjen forca dhe shënon dy herë në harkun kohor të dy minutave. Ivani dhe Ibrahim kthyhen rezultatin 1-2 në favor të Devollit. Në minutën e 68-të Turbina barazon shifrat në 2-2 dhe me këtë barazim mbyllet edhe krejt ndeshja.
Në këtë mënyrë devollinjtë e nisin me një pikë në transfertë në fushën e vështirë të Turbinës, ndërkohë që në fakt nga loja që zhvilluan duhet ta kishin fituar këtë takim.
Rezultatet e javës së parë
Luftëtari – Tomori 1-0 (Vucaj 59′)
Memaliaj – Shkumbini 0-3 (Mustafaj 22′, Camara 49′, Matushi AG 59′)
Këlcyra – Oriku 0-2 (Shkreli 13′, 26′)
Turbina – Devolli 2-2 (Ismailaj 37′, Ranxha 68′ / Ivani 44′, Ibrahim 45′)
Butrinti – Delvina 2-1 (Tafa 47′, Llana 83′ / Arroyo 86′)
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















