Djemtë janë gati/ Sot në orën 20:00 për 3 pikë ndaj Elbasanit!
- Aug 19, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/7e167de6-61e8-4c21-adcc-a088ec07ac32.jpg
Nuk ka asnjë mëdyshje. Pavarësisht se është thjesht ndeshja e parë e sezonit, pavarësisht se luhet ndaj Elbasanit me pretendime të mëdha në këtë superligë, pavarësisht se Skënderbeu ka pasur hyrje e dalje në merkaton e verës, bardhekuqtë sot kanë vetëm një ovjektiv, fitoren ndaj Elbasanit.
Edhe pse drejtuesit dhe futbollistët e Skënderbeut gjatë ditëve të fundit janë treguar të kujdesshëm në deklaratat për mediat, Skënderbeu sot objektivin trepikësh e ka kryesorin dhe të detyrueshëm.
Futbollistët të gjithë janë gati dhe stafi teknik beson shumë që me grupin që ka Skënderbeu do t’ia dalë jo vetëm sot, por edhe në këtë sezon të vështirë që rrugëtimin e vet e nis pikërisht sonte në mbrëmje.
Nga Marko Alia në portë, nga përvoja e Elvis Prençit në prapavijë, nga Mario Rabiu në rolin e shkatërruesit, nga Juri Merlim si organizator dhe deri në sulm nga Rashica, Nikaj dhe Bismark, të gjithë janë optimistë se ky Skënderbe me moshë të re do të dijë t’i tregojë qysh sot “dhëmbët” edhe Elbasanit.
Sot është dita e startit dhe sigurisht rruga është e gjatë, por një fitore sot do të thotë që Skënderbeu do ta niste me “këmbën” e mbarë.
Fitoni për veten tuaj çuna! Fitoni për Skënderbeun!















