top of page

E TRISHTË/ Ndërron jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja që për dy dekada e gjysmë kontribuoi në FHK

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 13
  • 2 min read

Ka ndërruar jetë Valbona Mehmeti, zyrtarja financiare e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

E ndjera ishte pjesë e rëndësishme e administratës së federatës sonë për dy dekada e gjysmë, përkatësisht që nga viti 2000 e tutje.

Kontributi i saj për mbarëvajtjen e punëve në federatën tonë, e rrjedhimisht edhe në hendbollin kosovar, është i çmueshëm. E ka karakterizuar raporti i shkëlqyer me të gjithë, komunikimi shembullor me drejtues klubesh, punëtorë të hendbollit e hendbollistë dhe përkushtimi për të shërbyer për rritjen e vazhdueshme të imazhit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe ruajtjen e aseteve të saj.

Për shumë vjet e ndjera Valbonë është përballur me një sëmundje të rëndë. Stafi tjetër i Federatës së Hendbollit të Kosovës i ka qëndruar vazhdimisht pranë deri në ditët e fundit të jetës.

“Me pikëllim pritëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Valbona Mehmeti. Ajo ka shërbyer për Federatën tonë për periudhë të gjatë, ndërsa kontributi i saj është i tejçmuar në familjen kosovare të hendbollit. Në emër të komunitetit kosovar të hendbollit dhe sidomos të stafit të FHK-së, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Mehmeti”, shkruan në telegramin e ngushëllimit të presidentit të FHK-së, Edin Kolgeci.

Varrimi i së ndjerës bëhet sot nga ora 14:45 në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Valbona Mehmeti, the financial officer of the Handball Federation of Kosovo, has passed away.

She was a vital part of the federation’s administration for two and a half decades, having served since the year 2000.

Her contribution to the smooth functioning of the federation, and consequently to Kosovar handball, is invaluable. She was known for her excellent relationships with everyone, exemplary communication with club officials, handball workers, and players, as well as her dedication to enhancing the image of the Handball Federation of Kosovo and safeguarding its assets.

For many years, the late Valbona battled a severe illness. The staff of the Handball Federation of Kosovo stood by her side until her final days.

“We received the news of our dear colleague Valbona Mehmeti’s passing with great sorrow. She served our federation for a long period, and her contribution to the Kosovar handball community is immeasurable. On behalf of the Kosovar handball community, and especially the staff of the FHK, I extend my deepest condolences to the esteemed Mehmeti family,” reads the condolence message from FHK President Edin Kolgeci.

The funeral of the late Valbona Mehmeti will take place today at 14:45 in the city cemetery in Pristina.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page