EKSKLUZIVE/ Shikoni listën zyrtare të Skënderbeut deri në këto momente. Mbeten vetëm 4 vende bosh!
- Aug 12, 2024
- 2 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/lista.jpg
Një javë më vonë starton sezoni i ri i superligës 2024-2025, ndërkohë që Skënderbeu është në momentet e fundit të mbylljes së listës së lojtarëve, pavarësisht se ka akoma kohë deri më 31 gusht që është edhe fati i fundit i mbylljes së federimeve.
Sot po sjellim për të gjithë fansat e Skënderbeut edhe listën prej 21 futbollistësh që janë zyrtarisht pjesë e Skënderbeut deri në këto momente, ndërkohë që mbeten edhe katër vende bosh.
Deri tani janë 2 portierë të zyrtarizuar, 6 mbrojtës, 8 mesfushorë dhe 5 sulmues. Në total në listën që po sjellim më poshtë është me 21 futbollistë, të cilët janë të zyrtarizuar, pasi një pjesë kanë ardhur në këtë merkato vere dhe janë 8-të të tillë, ndërkohë që pjesa tjetër janë lojtarë që janë nga sezoni i kaluar.
Në listën e mëposhtme mungojnë edhe 4 emra dhe janë vende bosh të cilat do të plotësohen. Kemi përmendur vazhdimisht emra të tullë si Foti Çuçka, apo edhe Skerdi Xhixho që mund ti bashkohen kësaj liste zyrtare.
Pa thënë se pritet edhe një sulmues dhe një mbrojtës dhe në këtë mënyrë lista do të shkojë në 25 futbollistë. Gjithsesi le të presim, do të jetë vetë klubi që do ta zyrtarizojë listën përfundimtare, ndërkohë që ne po sjellim në këto momente listën e deritanishme:
Ja dhe lista e lojtarëve aktualë të Skënderbeut:
(Portierë)
Marko Alia 24-vjeç (portier)
Kristian Roku 21-vjeç (portier)
(Mbrojtës)
Klevis Shaqe 24-vjeç (mbrojtës)
Andrea Gerco 24-vjeç (mbrojtës)
Elvis Prençi 31-vjeç (mbrojtës)
Ergi Zenullari 21-vjeç (mbrojtës)
Marko Ramos 25-vjeç (mbrojtës) (Brazil)
Luko Vaskez 21-vjeç (mbrojtës) (Kolumbi)
(Mesfushorë)
Juri Merlim 25-vjeç (mesfushor) (Brazil)
Mario Rabiu 24-vjeç (mesfushor) (Nigeri)
Kosta Vangjeli 24-vjeç (mesfushor)
Dejvid Janaqi 21-vjeç (mesfushor)
Rei Pecani 22-vjeç (mesfushor)
Erolind Krasniqi 24-vjeç (mesfushor) (Kosovë)
Franklin Kamleu 20-vjeç (mesfushor) (Kamerun)
Henrik Nerguti 21-vjeç (mesfushor)
(Sulmues)
Ermir Rashica 20-vjeç (sulmues) (Kosovë)
Ardit Nikaj 22-vjeç (sulmues)
Bismark Çarls 23-vjeç (sulmues) (Gana)
Oniks Grezda 17 vjeç (sulmues) (Kosovë)
Etiene Tare 20-vjeç (sulmues)















