EKSKLUZIVE/ Vijnë dy huazimet e radhës për Skënderbeun. Mësoni emrat dhe ku shkojnë!
- Aug 8, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/1-1.jpg
Pas Samuel Ajine huazimit të parë të Skënderbeut që shkoi te Kastrioti për një vit huazim nga bardhekuqtë, portali ynë “Korça Boom” mëson se në këto momente Skënderbeu ka bërë zyrtare edhe dy huazimet e radhës.
Bëhet fjalë për dy lojtarë që vinin nga ekipi i të rinjve dhe ishin në stërvitje me Skënderbeun, por duke mos gjetur hapësira u mendua që të huazohen
Kevi Mejdani dhe Erest Lamellari dy futbollistët vjeçarë të Skënderbeu kanë udhëtuar sot drejt Kukësit për tu huazuar te veriorët që do të luajnë në kategorinë e parë dhe për të filluar menjëherë stërvitje me ekipin e ri.
Huazimi është 1-vjeçar dhe lojtarët do të rriten edhe më shumë atje pasi do të kenë aktivizim, gjë që nuk do ta kishin te Skënderbeu.
Me pak fjalë sot janë mësuar edhe huazimet e radhët të Skënderbeut, huazime që në fakt nuk do të jenë të fundit, pasi priten edhe të tjerë që nuk do të gjejnë vend te Skënderbeu.
Mejdani dhe Lamellari që sot janë pjesë e Kukësit të kategorisë së parë.















