Ekspozita vetjake "Vizatime nga Vendi i Jetës" nga "Piktori i Merituar" Anastas Kostandini, sjell Pogradecin ndër vite
- Jun 30, 2024
- 1 min read
Ekspozita vetjake "Vizatime nga Vendi i Jetës" nga "Piktori i Merituar" Anastas Kostandini, sjell Pogradecin ndër vite.
"Ekspozita me vizatime e piktorit Anastas Kostandini është dëshmi e procesit të evolucionit të qytetit, e proceseve psikologjike të vetë artistit dhe perceptimit të tij ndaj natyrës dhe njerëzve.
Është një hartë shpirtërore historike e qytetit, është një hartë antropologjike e qytetarëve të tij, është një dëshmi e talentit të Anastas Kostandinit si një vizatues rigoroz, i saktë, i përfshirë emocionalisht në gjithçka që e rrethon. Ai është rikrijuesi i kësaj bote të shpalosur përmes vizatimit që ofron për dashamirësit e artit të tij." Dr. Luan Topçiu.
Taso numëron në arkivën e tij mbi 8 mijë vizatime të ndryshme dhe kjo është ekspozita e tretë që ai çel në Pogradec e këtij formati.
Taso thotë se së shpejti do të sjellë edhe një ekspozitë me figurat publike të ekranit që ai ka realizuar. Kurator i ekspozitës është një tjetër artist pogradecar, Henri Shkurti.
















