top of page

FORCA “Ujqër”! Forca kapiten! Skënderbeu gati për rrugëtimin e sezonit të ri

  • Aug 17, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/444976126_10228626968771687_1756122038337474690_n.jpg

Një skuadër nis nga kapiteni dhe në prag të këtij sezoni të ri, po sjellim Elvis Prençin, atë që do të mbajë shiritin e kapitenit për Skënderbeun dhe do të bëjë liderin te skuadra bardhekuqe.

Të gjithë do ti uronin: Rrugë të mbarë Skënderbeut në prag të startit, ndërkohë që ky që shikoni në foto është njeriu që do të udhëheqë skuadrën nga java e parë deri te e fundit.

Elvis Prençi luan si qendërmbrojtës dhe sigurisht që ka një detyrë të vështirë, por mbi të gjitha është nga ata djem që jep shpirtin në fushë për skuadrën. Ka vlera të mëdha dhe shiriti sigurisht që është i rëndë, por Prençi jemi të sigurtë që do të bëjë më të mirën në fushën e lojës.

Kapiteni është gati për këtë rrugëtim dhe ka shumë besim që me grupin e lojtaëve të tjerë ky Skënderbe do tja dalë.

Forca kapiten!                                    

Forca “Ujqër”!

Jeni më të mirët!

Suksese në sezonin e ri 2024-2025!

bottom of page