top of page

Gëzuar 8 Marsin, Festën e Nënës! 

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 8
  • 2 min read

Sot është 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila festohet nëpërmjet aktiviteteve të shumta. Në Shqipëri kjo festë është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat, të cilat në këtë ditë ndihen të privilegjuara. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909, ku  atë ditë u organizua një manifestim i madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar. Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Broën), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan në shumë vende.

Një gjë është e sigurt, forca dhe mbështetja nga protesta në festë për ditën e 8-Marsit e bën sot atë të jetë në qendër të vëmendjes për gruan, nënën.

Mos kij druajtje për të përtypur atë çfarë të takon, për të shijuar e ndjerë ashtu siç vetëm ti di të veprosh. Sot t’i zgjon hare, përkushtim, nga njerëzit që ty të duan më shumë. Sot t’i do dëgjosh fjalë zemre, do e gjesh veten të pikturuar në letra shumëngjyrëshe, çaste magjike.

Dedikimi është për çdo ditë tënden e përmbushur me përkushtimin që ke falur ti.

Today is March 8th, International Women’s Day, which is celebrated through numerous activities. In Albania, this holiday has become a special symbol for mothers and daughters, who on this day feel privileged. They receive gifts from their children or husbands, as a sign of gratitude and respect. This day serves not only for the unification of women regardless of religion, race, culture, language, and origin, but also to remind us of the efforts for equality, peace, justice, and progress over nearly 9 decades.

Women’s Day was initially established in memory of the demonstration of working women in New York.

Officially, International Women’s Day was established in the United States on February 28, 1909, when a large demonstration was organized, demanding the right of women to vote. This was an early discussion both in the USA (with the famous writings of socialist Corinne Broën) and at the Seventh International Socialist Congress (held in Stuttgart in 1907).

Soon, other demands for women’s rights were added to the protests demanding voting rights. From November 1908 to February 1909, thousands of workers in New York went on strike for days, demanding higher wages and better working conditions.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page