Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!
- Korca Boom
- Oct 5, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/mesuesi.jpg
Në 110 vende të botës sot festohet Dita Ndërkombëtare e Mësuesit në forma nga më të ndryshmet. Kjo ditë është zgjedhur për të qenë e tillë për faktin se janë vendosur kushtet e Rekomandimit të personelit të mësuesve kudo në botë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1966 në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga UNESKO dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.
Ekziston tendenca për të haruar punën e vështirë të mësuesit, për ta nenvleftësuar. Por roli i tyre në shoqëri është kryesori. Pa ta edukimi nuk do të merrte formën e rregullt dhe cilësor, fëmijët nuk do të kishin shansin të njihnin dhe zhvillonin botën. Pa mësuesin nuk mund të zhvillohej teknologjia që do t’i jepete frymëmarrje njerëzimit. Edukumi nuk do të mbizotërohej nga rregulli dhe disiplina, pa mësuesin.
E pra, shihet qartë se sa të domosdoshëm janë mësuesit dhe ku qëndron gjithë zhvillimi njerëzor.
Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”


















