Ikona e futbollit Dhimitraq Xhambazi i jep”oksigjen” Skënderbeut
- Dec 11, 2024
- 1 min read
Situata që po kalon ekipi korçar, natyrisht që është në qëndër të vëmendjes. Është një moment delikat, këtë e tregon renditja dhe mbi bazë të saj edhe gjykohet. Opinionet janë nga më të ndryshmet , ku nuk mungojnë edhe lajmet e pavërteta në disa drejtime. Por një nga ata që e do më shumë se kushdo këtë ekip është ikona e futbollit korçar Dhimitraq Xhambazi i cili për “Korça Boom” ka deklaruar së pari se: ” Është një situatë që nuk duhet të kthehet në dramë, është një moment që renditja është pak a shumë ajo që gjykohet.
Por unë do ta shikoj ndryshe situtën, duke gjykuar mbi atë që shohim në fushën e lojës dhe atë që besoj se ky ekip e ka si mundësi të madhe. Mundësi që vijnë nga përbërja, puna dhe mbështetja, një mbështetje që të gjithë duhet tja japim” Në fakt Xhambazi njihet si një specialist që gjykon me mjaft objektivitet dhe kjo lidhet me atë që është pranë këtij ekipi , kur ka një apel:”
Të gjithë mund të bëjnë kritika dhe është normale, por unë besoj se mbështetja është mundësia e madhe që i jepet këtij ekipi të ri të dalë nga kjo renditje ku është.
Po të shikosh me vëmendje diferencat janë të vogla, duke hequr katër ekipet e para diferenca e Skënderbeut me vendin e pestë është vetëm shtatë pikë. Mund të jetë pak apo shumë, kjo nuk flet në këto momente”.
“KORÇA BOOM”















