Ish-futbollisti i korçarëve Ilia Tërpo sot feston …
- Sep 4, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/ilia-Terpo.jpg
Në qoftë se në Korçë ka një figurë sportive që duhet vlerësuar nga ai brez i artë i ekipit të Skënderbeut në vitet 1976-1982 është edhe Ilia Tërpo.
Një futbollist shumë potent në mesfushë, me një grintë dhe teknikë të admirueshme, një mesfushor që sakrifikonte shumë për ekipin me vrapimin e tij, duke gëzuar një gjendje fizike shumë të mirë.
Ilia Tërpo ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në fushën e traningut pasi ka qenë shpeshherë edhe zv/trajner dhe ka punuar për një kohë të gjatë edhe me moshat e vogla, nga ku ka nxjerrë edhe shumë talente.
Ilia sot feston 64-vjetorin mes familjarëve të tij.
“Korça Boom” i uron jetë të gjatë dhe qofsh i lumtur mes miqve dhe familjarëve!















