Ja si vepruan taktikisht të dy ekipet në atë barazim…
- Aug 20, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/456332179_8483160111716712_2031433632467496881_n.jpg
Me nga një gol të dy ekipet në ndeshjen Skënderbeu- Elbasani ndanë nga një pikë. Korçarët e filluan ndeshjen me rreshtimin e tyre të parapëlqyer 4-3-3 dhe këtë e kanë ruajtur deri në fund, pavarësisht situatave të lojës që janë krijuar.
Këtë e ka pranuar edhe Gvozdenoviç pas ndeshjes i cili i ka qëndruar besnik skemës, duke besuar, madje edhe zëvendësimet e bëra ishin kokë për kokë.
Nga ana tjetër Roberto Bordin e ka nisur më 4-4-2 dhe pas pësimit të golit e ka ndryshuar skemën e lojës duke u rreshtuar 3-4-3, natyrisht edhe duke rrezikuar, pasi korçarët mund të shënonin edhe golin e dytë.
Por largimi i Qaqit si një mbrojtës dhe futja e Gjonit në vijën e sulmit solli një forcë më të madhe sulmuese dhe natyrisht presioni u rrit, kur kujtojmë që para golit janë ekzekutuar edhe katër goditje këndore radhazi.















