top of page

Java e 3-të e Kategorisë së Parë/ Pogradeci pret Besën në shtëpi!

  • Sep 6, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/kate.pare_17-1.jpg

Kategoria e Parë ashtu si Superiorja këtë fundjavë është pushim, teksa është zbuluar se kur do të luhet java e 3-të. Kjo javë është e ndarë në dy ditë dhe takime mjaft interesante janë në program.

Kështu ditën e mërkurë më 11 shtator do të luhen 5 ndeshje dhe të gjitha në orën 16:00. Kukësi do të presë Apoloninë, ndërsa Valbona pret Erzenin. Burreli luan në transfertë me Korabin, teksa Pogradeci pret Besën dhe Lushnja do të sfidojë në transfertë Kastriotin.

Ndërkohë ditën e enjte do të luhet sfida e fundit e kësaj jave. Kështu në orën 16:00 do të përballen mes tyre Flamurtari dhe Vora. Një duel pretendentësh mes dy ekipeve që këtë sezon synojnë ngjitjen në Superiore.

NDESHJET JAVA E 3

11 shtator (E Mërkurë)

Kukësi – Apolonia / 16:00

Valbona – Erzeni/ 16:00

Korabi – Burreli/ 16:00

Pogradeci – Besa/ 16:00

Kastrioti – Lushnja/ 16:00

Më 12 shtator (E Enjte)

Flamurtari – Vora/ 16:00

bottom of page