JAVA e 6-të e Kategorisë së Parë në dy ditë/ Ja kur luan Pogradeci!
- Sep 23, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/900-0-1727084204xndeshjet-e-kategorise-se-parejpg-847.jpg
Kategoria e Parë ashtu si Superiorja do të luajë ndeshjet e radhës në fundjavë, takime që janë të vlefshme për javën e 6-të të kampionatit. Duele mjaft të rëndësishme do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Të shtunën do të luhen 5 takime, të gjitha në të njëjtën orë, 16:00. Vëmendjen më të madhe do ta marrin përballjet Apolonia – Besa dhe Kukësi – Korabi.
Sfidat e tjera do të jenë edhe Burreli – Lushnja, Flamurtari – Valbona dhe Vora –Pogradeci. Ndërkohë ditën e diel do të luhet ndeshja e mbetur mes Erzenit dhe Kastriotit. Edhe kjo përballje do të zhvillohet në orën 16:00.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















