top of page

“Jemi të gëzuar për këtë pikë”, Prençi: Patjetër që do qëndrojmë, jemi optimistë

  • Mar 6, 2025
  • 2 min read

Elbasani dhe Skënderbeu u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Prençi i cili doli në prononcim për mediat.

“Duke parë si shkoi ndeshja duhet të jemi të gëzuar për këtë pikë. Edhe sikur të ishim me lojtarë të barabartë është e vështirë të marrësh pikë në Elbasan. Ajo që evidentohet është se afrimet e reja na kanë ndihmuar. Patjetër që do qëndrojmë, jemi të gjithë optimistë. Ka tre ndeshje që ne nuk pësojmë gol dhe është e rëndësishme.

Me thënë të drejtën duke qenë se Rashica ishte në qendër të vëmendjes, ai e kishte më shumë mendjen të largohej sesa të rrinte. Edhe për Rabiun e njëjta situatë dhe kjo na ka ndihmuar, na ka bërë që të marrim më shumë pikë. Instagramin e kam mbyllur prej vitesh, vetëm Facebook kam (I pyetur në studio pse nuk ka Instagram).”, u shpreh Prençi. 

Elbasani and Skënderbeu drew 0-0 in the match valid for the 28th round of the Superiore. The player of the match was chosen to be Prençi, who gave a statement to the media.

“Looking at how the match went, we should be happy with this point. Even if we had been with an equal number of players, it would have been difficult to take points in Elbasan. What stands out is that the new signings have helped us. Certainly, we will stay, we are all optimistic. We have not conceded a goal in three matches, and that is important.

To be honest, since Rashica was in the spotlight, he was more focused on leaving than staying. The same situation applied to Rabi, and this has helped us, it has made us take more points. I have closed my Instagram for years, I only have Facebook” (When asked in the studio why he doesn’t have Instagram), Prençi said.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page