top of page

KATEGORIA E DYTË/ Ja kur luhen 5 çiftet e javës së parë. Turbina-Devolli në orën…

  • Sep 18, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/459687417_1037153075076505_3323656437831343542_n.jpg

Java e parë e kategorisë së dytë do të startojë këtë fundjavë, të dielën në orën 16:00 dhe në Grupin B atje ku bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës, Maliqi dhe Devolli.

Në këtë javë të parë Maliqi në bazë të shortit do ta ketë krejtësisht pushim, ndërkohë që vetëm devollinjtë do të startojnë në këtë javë të parë sezonin e ri.

Është Turbina-Devolli ndeshja hapëse, gjë që do të thotë se Devolli prezantimin e parë do ta bëjë në Cërrik, atje ku i pret një sfidë e vështirë.

Devolli ka ambicie të mëdha në këtë sezon dhe presidenti Spartak Meraku ka blerë disa lojatrë të huaj dhe ka ngritur një skuadër nga e para.

Për Grupin B do të luhet këtë të dielë 5 çifte, ndeshje që i sjellim më poshtë, ndërkohë që të gjitha ndeshjet do të startojnë në orën 16:00.

Më poshtë sjellim dhe kalendarin e javës së parë:

Grupi B (22 shtator 2024)

ORA 16:00 AF Luftëtari – Tomori

ORA 16:00 Memaliaj – Shkumbini

ORA 16:00 Këlcyra – Oriku

ORA 16:00 Turbina – Devolli

ORA 16:00 Butrinti – Delvina

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page