top of page

Klubi jep lajmin e hidhur, një tjetër sportist viktimë e tragjedisë në Maqedoni

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 17
  • 1 min read

Basketbollisti i ligës së tretë, Dino Basket, Petar Ivanovski, është në mesin e viktimave që humbën jetën nga zjarri në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u lënduan.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar klubi i tij, i cili ishte njëri nga talentët më të mëdhenj në Maqedoninë Lindore.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin se bashkëlojtari ynë Petar Ivanovski është një nga viktimat në tragjedinë e djeshme. Ai ishte një njeri i madh me zemër të madhe, ishte një luftëtar i madh dhe ishte MVP i turneut M-14. Trishtimi është i madh, ngushëllime familjes”, ka shkruar Dino Basket.

Ivanovski, i cili ishte 20 vjeç, e filloi karrierën e tij në moshë shumë të re, duke fituar shumë trofe dhe duke arritur shumë fitore me ekipin e tretë të Koçanëve në të gjitha kategoritë e moshave. Ai është sportisti i dytë në mesin e të vrarëve në aksidentin e tmerrshëm në Koçan, pas futbollistit të Shkupit, Andrej Lazarov.

Kujtojmë se në mesin e të vrarëve nga zjarri në klubin e natës në Koçan është edhe futbollisti 25-vjeçar i Shkupit, Andrej Lazarov dhe portieri 18-vjeçar Damjan Tanevski nga Shtipi.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page