Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani të dielën në katedralen Ngjallja e Krishtit në Korçë!
- Korca Boom
- Mar 20
- 1 min read
Me hirin dhe mëshirën e Perëndisë, i zgjedhuri Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumëria e Tij, Imzot Joani, do të meshojë në katedralen Ngjallja e Krishtit në Korçë të Dielën e tretë të Kreshmës së Madhe, të Faljes së Kryqit të Nderuar.
Një meshim historik, me pjesëmarrjen e hierarkisë së Kishës Orthodhose të Shqipërisë, ku, Imzot Joani do të përshëndesë grigjën e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës, të cilës i shërbeu me devocion, përkushtim dhe dashuri për 27 vjet.
Moment mirënjohjeje dhe falenderimi nga të gjithë ne, për të nderuar dhe për t’u lutur për Atin dhe Kryebariun tone, që na deshi dhe e deshëm në Krishtin Jisu.
Shërbesa e mëngjesit do të fillojë në orën 07:30 dhe Liturgjia Hyjnore në orën 09:00.
“KORÇA BOOM”



















