top of page

Kujtojmë sot 74 vjetorin e lindjes të aktorit Marko Bitraku

  • Jan 15, 2025
  • 2 min read

Kujtojmë sot 74 vjetorin e lindjes të aktorit Marko Bitraku. Nderim dhe respekt për figurën e tij. Marko Bitraku (1951-2015) lindi në Lavdar të Oparit (Korçë) më 15 janar. Ndahet nga jeta më 8 tetor të vitit 2015.

Kush ishte Marko Bitraku

Marko Bitraku ka lindur në 15 Janar të vitit 1951 Lavdar të Oparit të rrethit të Korçës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1974 fillon punën si aktor profesionist në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.

Në skenën e këtij teatri do të interpretojë me dhjetëra role të cilat do ta bëjnë të njohur për publikun artdashës. Këtu mund të përmendim interpretimet e tij në rolin e Bomarshesë në komedinë “Berberi i Seviljes” e Bomarshesë apo rolin e Hajnit në dramën “Franku i V-të” i Dyrrenmat. Roli i tij më i fundit do të jetë ai i Jovan Bregut në komedinë “Jovan Bregu, refugjat” e Adelina Balashit.

Më vitin 2008 ai do të realizojë edhe regjinë e monodramës “Velloja e bardhë” e Odise Plakut. Në kinematografi ka interpretuar më se 13 role. Roli i tij i parë do të jetë në filmin televiziv “Flamur në dallgë” në vitin 1977.

Më tej do të vazhdonin role të tjera si ai Komandantit të Xhandarëve në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Selmanit në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, rolin e Rushkës në filmin “Njerëz në rrymë”, rolin e Samiut në filmin “I dashur armik” në vitin 2004 etj. Interpretimi më i fundit i aktorit Marko Bitraku është në filmin “Kronikë Provinciale” në vitin 2009.

Filmografia

• Kronikë provinciale (2009)

• Mysafiret (2009)

• Dhimbja e dashurise (2008) serial

• I dashur armik – (2004) …. Sami

• Parullat – (2001) ……….Gjini

• Njerëz në rrymë -(1989)

• Dasem e çuditëshme – (1986)

• Fjalë pa fund – (1986)

• Asgjë nuk harrohet – (1985)….Selman Hivziu

• Mësonjëtorja – (1979)

• Gjeneral gramafoni – (1978)

“oday we remember the 74th anniversary of the birth of actor Marko Bitraku. Honor and respect to his legacy. Marko Bitraku (1951-2015) was born in Lavdar, Opar (Korçë) on January 15. He passed away on October 8, 2015.

Who was Marko Bitraku?

Marko Bitraku was born on January 15, 1951, in Lavdar, Opar, in the Korçë district. After completing his higher education at the Institute of Arts (today the Academy of Arts) in 1974, he began working as a professional actor at the “Andon Zako Çajupi” Theater in Korçë.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page