Maliq/ Aksidenti i mbrëmshëm në afërsi të fshatit Rëmbec, 31-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 2 të plagosur
- Sep 7, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/ambulance-2.jpg
Maliq/Informacion paraprak
Mbrëmë rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.















