Maliqi fiton miqësoren ndaj devollinjve
- Sep 12, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/maliqi-devolli.jpg
Maliqi – Devolli 4-1
Shënues: Elmazi, Lipo (2) Xaka/ Ibrahim
Maliqarët dhe devollinjtë kanë zhvilluar një miqësore mes tyre. Një ndeshje me mjaft ritëm nga të dy ekipet dhe me një grintë, kjo edhe për faktin se janë në prag të startit të kampionatit dhe vërtet të dy ekipet u munduan të jepnin maksimumin.
Pjesa e parë, me gjithë rastet e të dy ekipeve është mbyllur pa gola. Në pjesën e dytë, të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë nga Devolli të cilët shënuan me anë të Ibrahimit, pasi ka rrëmbyer një top nga mesfusha. Më pas gjithçka ka folur për maliqarët që arrijnë të barazojnë rezultatin me anë të Lipos dhe më pas është Xaka që dyfishon rezultatin. Por nuk ndalen këtu vendasit pasi shënojnë edhe dy gola të tjerë me anë të Lipos dhe Elmazit.
Kjo ndeshje u shërbeu të dy trajnerëve, Egli Malësia të Maliqit dhe Trifon Merakut të Devollit për të parë gjendjen e ekipit si dhe të futbollistëve të afruar.















