Marko Ramos: Respekt dhe krenari për fanelën bardhekuqe
- Aug 25, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/4baef94e-5e78-474a-8b85-bc8d4c8f0b27.jpg
“Falenderoj zotin që më dha përsëri këtë mundësi të vesh këtë fanelë që e dua shumë, këtë fanelë që është për t’u respektuar. Faleminderit që do të jemi përsëri bashkë.” Janë këto fjalët e qendërmrojtësit të korçarëve, Marko Ramos në pragndeshjen e sotme kundër Partizanit.
Në fakt ai është shprehur shumë herë se vërtet e ka për nder që vesh këtë fanlë dhe realisht është nga ata futbollistë që luan me gjithë shpirt dhe grintë në çdo ndeshje.
Në ndeshjet e këtij sezoni duket se do të jetë padiskutim një titullar në qendër të mbrojtes, ku së bashku me Prençin do të jenë siguri në këtë repart.
Ramos njihet edhe si një besimtar shumë i mirë dhe i madh në zot dhe shpeshherë i drejtohet atij edhe për pak fat, çka e kërkon edhe në këtë ndeshje kundër Partizanit.















