Miqësorja e Prefekturës/ Maliqarët mysafirë në Devoll
- Aug 28, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/devolli-pamje.jpg
Ekipet e Prefekturës së Korçës, pikërisht Maliqi dhe Devolli kanë disa javë që kanë filluar nga puna për formimin e grupit. Kështu duket se janë në një moment të mirë dhe tashmë po bëhen gati edhe për miqësore. Ditën e shtunë është vendosur që të luhet ky takim.
Kështu të dy ekipet do të zhvillojnë një takim mes tyre në Bilisht. Është një miqësore që do t’u shërbejë të dy ekipeve për t’i dhënë dorën e fundit edhe përgatitjeve finale. Kjo për atë se kanë akoma një numër të madh futbollistësh dhe mund të jetë për ndonjë prej tyre edhe një vendimi final, për t’i patur pjesë të grupit apo jo.
Gjithsesi do të jetë një miqësore më tërë kuptimin e fjalës para se të jenë kundërshtarë në garë.















