Motoja e Pogradecit në këtë sezon! E zbulon trajneri Samuel Nikaj
- Aug 14, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/nikaj-280517-770×470-1.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/samueli-Nikaj.jpg
Ekipi i Pogradecit ka zhvilluar pesë takime miqësore. Duhet thënë se ka zgjedhur edhe kundërshtarë që janë në superligë si Skënderbeu dhe Teuta.
I pyetur për objektivin dhe moton e liqenorëve Samel Nikaj ka deklaruar: “Objektiv kemi të fitojmë në çdo ndeshje, nën moton: Respekt për çdo kundërshtar, por frikë aspak dhe për asnjë ekip.”
Ndërkohë që liqenorët janë drejt shpalljes edhe të listës përfundimtare, Samuel Nikaj jep edhe një përgjigje se cilin ekip shikon si pretendent për një kategori më lart. Sipas tij: “Unë mendoj se çdo ekip ka favoret e veta. Të gjithë kanë investuar për të formuar ekipe dinjitoze dhe konkurruese. Është e vështirë ngjitja, por me punë dhe sakrifica çdo gjë mund të arrihet.”
Vertet kategoria e parë do të jetë shumë konkurruese, pasi ekipe të shumta kanë bërë investime, por në fund të fundit do të shohim një kategori me cilësi, pavarësisht se ç’ekip do të ngjitet më lart.















