top of page

Ndahet nga jeta Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës

  • Aug 18, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/455966977_523509706856774_164784230368760515_n.jpg

Ndahet nga jeta Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës.

Vera Zheji Zëri, simbol i Radio Tiranës, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.

Vera Zheji lindi më 30 Janar 1933 në Tiranë. Kur ishte vetëm 15-vjeç, në vitin 1948, Vera Zheji u bë një zë popullor kur nisi të lexonte emisione letrare përpara mikrofonit të Radio Tiranës. Ajo krijoi emisione të ndryshme e mjaft të ndjekura në radio, si Bota e përrallave, Universiteti popullor i radios, Enciklopedia e radios e disa të tjera, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unikale të të lexuarit e të folurit.

Të gjithë mund të kujtojnë zërin e saj magjik kur lexonte përrallat e orës 19.00 në vitet ‘70. Ajo lexoi edhe lajme në italisht, një gjuhë që e zotëronte shumë mirë. Vera Zheji tregoi edhe talentin e saj në aktrim, kur mori pjesë në komedinë “shi në plazh” e pjesë të tjera teatrore.

Në vitin 1975, Vera Zheji la përfundimisht Radion dhe u emërua pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension.

bottom of page