top of page

Paraditja me vranësira dhe rrebeshe shiu, si parashikohet të jetë moti për të enjten

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 13
  • 1 min read

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do të ketë edhe rrebeshe.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Në zonat Juglindore nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin ndërprerje të përkohshme të shirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page