Pas 20 vitesh së bashku/ Shikoni maturën e vitit 2004 të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”
- Aug 18, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/e6c49c22-568d-44bd-bb4e-fc470c717a4e.jpg
Duket se është kthyer në traditë tashmë takimi i maturave ndër breza, ndërkohë që portali ynë ju ka sjellë vazhdimisht takime të paktën nga dy gjimnazet më me emër të qytetit “Raqi Qirinxhi” dhe “Themistokli Gërmenji”.
Sot po ju sjellim një prej maturave në një takim përvjetor. Bëhet fjalë për maturën e vitit 2004 të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” që janë takuar fiks pas dy dekadash.
Një kujtim vërtet i jashtëzakonshëm për këta djem e vajza, që kujtojmë që vitet më të bukura kanë ato të gjimnazit.
Në fund një foto e shkrepur në hyrje të gjimnazit dhe shumë kujtime të bukura dhe të paharruara që kanë ardhur nga bankat e shkollës.
Mësohet se kjo maturë e vitit 2004 ka zhvilluar një aktivitet edhe te ish-kampi i Punëtorëve, atje ku festuan edhe mbrëmjen e madhe të maturës, fiks 20 vite më parë. Sa më shumë takime të tilla!















