top of page

POGRADEC/ Fillon puna për asfaltimin e rrugëve kryesore të Rrëmenjit

  • Sep 20, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/11-10.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/22-10.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/33-7.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/44-5.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/55-3.jpg

Rrëmenj!

Ashtu siç e njoftuam edhe më herët, tashmë filloi puna për asfaltimin e rrugëve kryesore të Rrëmenjit. U përfundua sistemimi dhe asfaltimi i lagjes së sipërme të fshatit mbi xhaminë, u asfaltua unaza e kësaj zone, po vijon puna me segmentin kryesor drejt aksit nacional, drejt Vërdovës dhe Gështenjasit.

Në vijim do të vijohet me rrugët kryesore të Vërdovës e më pas fshatin Gështenjas, duke i dhënë fund njëherë e mirë problemit të infrastrukturës në këto 3 fshatra. Më herët kemi përfunduar Baçallëkun dhe rrugën kryesore të fshatit Çerravë.

Duam të bëjmë me dije për banorët të cilët gjatë këtyre ditëve kanë dërguar kërkesa për rrugët e brendshme se: Projekti i asfaltimit ka në fokus rrugët kryesore të fshatrave, ndërsa sa i përket rrugicave të brendshme do të ketë një tjetër fazë.

Shtrimi i tyre është projektuar me pllaka betoni dhe për këtë jemi duke pritur furnizimin me materiale nga FSHZH për të vijuar me shtrimin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page