top of page

POGRADECI/ Sot provë e vështirë në transfertën e Burrelit!

  • Sep 15, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/459339598_1063506411805528_8180823509970212796_n.jpg

Sot starton java e 4-t e kategorisë së parë me tre sfidat e para të kësaj kategorie. 3 ndeshjet që do të luhen sot i përkasin orës 16:00, ndërkohë që në Fier, Apolonia vendase do të presë Lushnjën, Erzeni pret Korabin dhe ndeshja e fundit e ditës do të jetë ajo e Burrelit ku vendasit do të presin Pogradecin.

Sigurisht që vëmendja do të jetë në Burrel atje ku luajnë liqenorët, një ndeshje delikate dhe që vjen në një moment jo fort të mirë për pogradecarët.

Pas fitores në javën e parë Pogradeci pësoi dy humbje radhazi në Lushnjë dhe një javë më parë në shtëpi ndaj Besës. Dy disfata që e mbajnë Pogradecin në kuotën e 3 pikëve dhe sot liqenorët do të kërkojnë të mos dalin pa gjë nga Burreli.

Nga ana tjetër vendasit kanë 1 fitore dhe 2 barazime dhe nuk njohin humbje në tre javët e para.

Trajneri Samuel Nikaj dhe stafi i tij e kanë përgatitur këtë transfertë në mënyrë që Pogradeci të dalë me pikë edhe pse shkalla e vështirësisë është e lartë.

Sot në orën 16:00 të gjithë tifozët pogradecarë janë sy e veshë në Burrel. Pogradeci sot duhet të fillojë kthesën e pikëve në këtë kategori të parë, që vërtet nuk qënka fort e lehtë. Suksese Pogradeci!           

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

bottom of page