POGRADECI nesër vetëm për 3 pikë ndaj Erzenit/ Nuk falen më gabime…
- Sep 20, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/Sezoni-i-riii.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/460525064_1065577281598441_6504727982104415096_n.jpg
Pas fitores në javën e parë në shtëpi, erdhën 3 humbje radhazi dhe nesër është dita e së vërtetës për Pogradecin e kategorisë së parë.
Sigurisht që 3 humbjet radhazi djegin shumë për skuadrën e Samuel Nikaj dhe nesër nuk falet më as barazimi dhe jo më humbja. Nëse pogradecarët kanë ndërmend që të jenë dinjitozë në kategorinë e parë, me Erzenin nesër vlen vetëm trepikëshi.
Pogradeci-Erzeni është përballja e së shtunës në orën 16:00, ndërkohë që po nesër luhen edhe Kastrioti-Burreli, Korabi-Vora dhe Lushnja-Besa.
Pas humbjes së fundit në Burrel të gjithë në kampin liqenor kanë “qepur” gojën dhe kanë përgatitur gjatë gjithë këtyre ditëve vetëm për këtë ndeshje të nesërme që është më shumë se delikate.
Trajneri Samuel Nikaj ka punuar më shumë në aspkektin psikologjik, pasi dihet që morali pas 3 humbje radhazi nuk është atje ku duhet.
Nesër qysh në startin e ndeshjes me Erzenit do të kërkohet goli dhe prandaj stafi teknik ka menduar që të reshtojë një skuadër me skemë tërësisht sulmuese.
Erzeni ndodhet në vendin e fundit me asnjë pikë dhe ky është momenti që Pogradeci të shënojë fitoren e dytë dhe të largohet nga vendet e fundit ku ndodhet pas 4-ër javëve të para.
Suksese të shtunën Pogradecit!
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















