Pogradeci për pikë në Lushnjë/ Të premten liqenorët për të treguar forcën në transfertë!
- Aug 28, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/457041431_18428802229069811_4786544387152034643_n.jpg
Lushnja-Pogradeci është përballja e javës së dytë të Kategorisë së Parë, një ndeshje që do të ngrejë siparin e javës së dytë të kësaj kategorie, pasi do të luhet ditën e premte dhe do të startojë në orën 17:00.
Lushnjarët vijnë në këtë përballje pas barazimit 0-0 me Korabin në transfertë, ndërkohë që pogradecarët vijnë pas fitores 3-1 me Kastriotin dhe i vetmi avantazh i Lushnjës është favori fushë, pasi luajnë përpara tifozërisë së tyre në “Roza Haxhiu”.
Pogradeci ka punuar i qetë gjatë këtyre ditëve edhe për atë se fitorja dhe kryesimi i kategorisë së parë me 3 pikë dhe me goleavarazh më të mirë se skuadrat e tjera, i jep më shumë moral skuadrës që të guxojë të marrë më të mirën edhe në këtë ndeshje edhe pse është takim transferte.
Në kampin pogradecar mësohet se optimizmi është i madh dhe tashmë objektivi është që të mos dalë pa pikë nga Lushnja, ndërkohë që trajneri Samuel Nikaj beson shumë te djemtë e tij që kanë bërë një start super, po kështu besohet se do të vazhdohet.
Nga ana tjetër edhe futbollistët e Pogradecit shprehen të bindur se të premten do të dinë të japin më të mirën në fushë dhe nuk i tremb fakti që luajnë në një fushë të vështirë, si ajo e Lushnjës .
Suksese Pogradecit në javën e dytë!















