POGRADECI start super në Kategorinë e Parë/ Panadiç-Pengu-Piu tripletë Kastriotit!
- Aug 24, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/425aa0a9-c255-44f9-9fdb-743840afe82e.jpg
Pas “Abissnet Superiore” ka startuar këtë të shtunë (24 gusht) edhe Kategoria e Parë.
Kategoria e Parë dhuroi mjaft emocione ku në 6 duelet e vlefshme për javën e parë të Kategorisë së Parë, u shënuan 11 gola.
Flamurtari i Vlorës e ka nisur me humbjen duke iu dorëzuar skuadrës mike të Burrelit.
Gjithashtu në transfertë ka fituar dhe Besa e Kavajës.
Ndërkohë që Vora, Kukësi dhe Pogradeci bënë detyrën në shtëpi, duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Korabit dhe Lushnjës.
Pogradeci i ka bërë një start si jo më mirë kategorisë së parë, teksa ka mposhtur Kastriotin 3-1 dhe menjëherë pas 90 minutashit të parë ka marrë kryesimin e kësaj kategorie.
REZULTATET:
VORA – APOLONIA 1-0
Kasalla 31′
KUKËSI – ERZENI 1-0
Beshiraj 78′
FLAMURTARI – BURRELI 1-2
Fernando 21′ / Ferruku 30′ , Hoti 49′
VALBONA – BESA 0-2
Indio Oliveira 64′ , A. Farruku 74′ (autogol)
KORABI – LUSHNJA 0-0
POGRADECI – KASTRIOTI 3-1
Panadiç 24′, Pengu 72′, Piu 86′ / Ajazi 76′















