POLICIA/ Aksidenti i djeshëm në Vreshtas, arrestohet 22-vjeçari nga Podgoria
- Sep 22, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/6239c6a18d165-2.png
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Vreshtas, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”















