top of page

POLICIA/ Ja masat konkrete pas rënies në borës në juglindje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 6
  • 1 min read

Updated: Apr 7

Qarku Korçë


I gjithë Qarku Korçë, mbazdite e sotme është përfshirë nga reshje shiu dhe bore.

Në akset Qafë Thanë-Pogradec-Korçë, dhe Korçë-Qafa e Qarrit- Ersekë, Qafa e Zvezdës-Pustec, dhe në fshatrat Voskopojë dhe Dardhë vazhdojnë të bien reshje bore me indesitet të lartë, dhe nuk kanë probleme, për qarkullimin e mjeteve, pavarsisht prezencës së borës.

Akset Korçë-Bilisht-Kapshticë dhe Maliq-Moglicë aktualisht janë të përfshira nga reshje shiu.



Shërbimet e Policisë janë në gadishmëri në të gjitha akset rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve, në rrast nevoje.

Borëpastruset janë në terren, për të mundësuar kalimin pa probleme në të gjitha akset rrugore.


Policia e Korçës iu bën thirjetë gjithë përdoruesve të rrugës, që të shmangin lëvizjen e panevojshme në rrugë, të jenë të kujdeshëm, dhe në rast emergjence të kërkojnë ndihmën e Policisë në numërin 129.



 “KORÇA BOOM”


ree

bottom of page