Prefekti Nertil Jole, takim me përfaqësuesin e Kryqit të Kuq Shqiptar dega Korçë, z.Mikel Vllahu
- Korca Boom
- Mar 21
- 1 min read
Prefekti Nertil Jole:
“Zhvillova një takim pune në ambientet e institucionit me z.Mikel Vllahu, përfaqësues i Kryqit të Kuq Shqiptar dega Korçë, rishtazi partner i zyrës së UNHCR-së, dhe z.Cristian Cuta, Menaxher i Projektit për monitorimin e kufirit dhe mbështetjen e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri.
Në bazë të marrëveshjes së partneritetit nënshkruar së fundmi, Kryqi i Kuq Shqiptar, do të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për azilkërkuesit dhe individët vunerabël të ndaluar në kufirin dhe brenda territorit të qarkut tonë nga autoritetet policisë kufitare.
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje dhe bashkëpunimi e koordinimi me institucionet përgjegjëse në qark, do të përmirësojë shërbimet kryesore dhe ndihmesën që marrin azilkërkuesit dhe grupe vulnerabël me nevoja specifike.”
“KORÇA BOOM”



















